Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

FOTO/ Tronditet F1, komisari i pistës në Arabi mesazh makabër për Hamilton: "Të uroj një aksident si Grosjean"

Lapsi.al 30 March 2022
FOTO/ Tronditet F1, komisari i pistës në Arabi mesazh makabër

Formula 1 është tronditur nga një situatë e pazakontë. Në prag të GP në Arabinë Saudite, një komisar piste i anti-zjarrit kishte publikuar një postim tronditës në Twitter kundër Lewis Hamilton. "Uroj që të pësosh një aksident si Romain Grosjean në Bahrein". Nuk është i qartë shkaku i këtij veprimi, që u raportua fillimisht nga gazeta britanike The Sun, por komisari u hoq menjëherë nga cirkuiti saudit. Ai vetë, më pas, i kërkoi falje pilotit anglez përsëri përmes Twitter dhe e fshiu postimin e shëmtuar.

Romain Grosjean mbeti i bllokuar në makinën e tij Haas që mori flakë gjatë GP në Bahrein më 20 nëntor 2020, duke pësuar djegie e dëmtime në të dy duart. Ky është episodi i fundit i një fundjave të komplikuar, që nisi me sulmin terrorist pak kilometra larg pistës, që kërcënoi seriozisht zhvillimin e garës për shkak të shqetësimeve të ekspertëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI