Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Golat e Tevez në tribunë për të motivuar Dybalan: kundër Interit Apache do të jetë në 'Stadium'

Lapsi.al 30 March 2022
Golat e Tevez në tribunë për të motivuar Dybalan:

“Po kthehem në shtëpinë time”: kështu Carlitos Tevez ka njoftuar në Instagram se të dielën në mbrëmje do të jetë në tribunë në Stadium, për ndeshjen e Juventus kundër Interit. Një prani shtesë për bardhezinjtë që dëshirojnë të fitojnë me çdo kusht sfidën për të kapërcyer zikaltrit në renditje dhe t'i japin vetes mundësinë për një finale sezoni me shpresën për të luftuar përsëri për titullin. Dy vite në Torino për Apache, 39 gola në 66 paraqitje, një histori e shkurtër por intensive: i pari që veshi fanellën me numrin 10 të Del Pieros.

Numër që tani e mban në fanellë Paulo Dybala, në një moment të veçantë të karrierës së tij, i etur për t'i dhënë fund përvojës së tij në Torino me një trofe. Të përbashkët kanë edhe kombësinë, e prania e ish-sulmuesit të Boca, në fakt, mund të jetë një stimul i mëtejshëm për Joyan. E ardhmja është ende e pasigurt për Dybalan, i cili pasi u injorua në Spanjë po merr në konsideratë Premier League, por edhe qëndrimin në Itali me Marottan që do të donte ta sillte te Inter. Për të mbrëmja e së dielës do të jetë një udhëkryq i rëndësishëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI