Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Italia mund rikthehet në Botëror: FIGC vëzhgon situatën, ja shkaku përse mund të ndodhë

Lapsi.al 30 March 2022
Italia mund rikthehet në Botëror: FIGC vëzhgon situatën, ja

Lajmi se Irani ka ndaluar hyrjen e grave në stadium në ndeshjen e fundit kundër Libanit, ringjall zërat për një rikthim të mundshëm për Italinë në Botëror. Që të ndodhë kjo hipotezë plot fantazi, duhet të përjashtohet një ekip kombëtar tashmë i kualifikuar për Katar 2022. Përjashtimi i një ekipi kombëtar të kualifikuar (siç është Irani) nga turneu i kampionatit botëror në Katar mund të jetë i mundur vetëm në rast të pezullimit ose përjashtimit të federatës së saj të futbollit nga FIFA.

Në rastin ekstrem, që vështirë se mund të ndodhë, në të cilin FIFA përdor dorën e hekurt me Federatën iraniane të futbollit, operacioni i rikthimit të një kombëtare do të bëhej në diskrecion të plotë të organit më të lartë botëror të futbollit, sipas nenit 6 të rregullores: "Nëse ndonjë Federatë tërhiqet ose përjashtohet nga kompeticioni, FIFA do të vendosë për këtë çështje sipas gjykimit të saj dhe do të ndërmarrë çdo veprim që e gjykon të nevojshme”. Është e qartë se Italia do të ishte joshëse për sponsorët dhe organizatorët, por mundësia është aq e largët sa cështja është më tepër në limitet e fantashkencës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI