Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Ky nuk është futboll amerikan": tifozët e Fiorentinës, kundër logos së re: "Para se të ndryshoni historinë, bëjeni"

Lapsi.al 30 March 2022
"Ky nuk është futboll amerikan": tifozët e

Asgjë nuk shkon mirë te Fiorentina. Këtë herë është logo e re e klubit që ka nervozuar tifozët viola: "Ky nuk është futboll amerikan, por futboll italian. Këtu, mbi të gjitha, ka vlerë një simbol në zemër... Jo logos së re", është mesazhi i dërguar shoqërisë përmes një pankarte që u shfaq në Firence mëngjesin e sotëm. Një tjetër pankartë, me të njëjtin ton, u postua gjatë natës në zonën e stadiumit Artemio Franchi përballë sektorit Maratona: "Para se të ndryshoni historinë - shkruhej aty - bëjeni".

"Play to be different" (Luaj për të qenë ndryshe) është slogani me të cilin Fiorentina ka zbuluar logon e re ditët e fundit. Rombi i dikurshëm është bërë katror, zambaku është stilizuar gjithnjë e më shumë dhe shkronjat ACF (që i kërkoi me aq ngulm Della Valle) janë zhdukur. Frymëzimi është ai i viteve '50, por në mënyrë moderne.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI