Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Mirë se u ktheve Christian": Eriksen feston me gol rikthimin në Parken, vendi ku 290 ditë më parë ndodhi drama

Lapsi.al 30 March 2022
"Mirë se u ktheve Christian": Eriksen feston me gol rikthimin
Christian Eriksen festoi kthimin e tij në fushën e stadiumit Parken në Kopenhagen me golin e tij, 290 ditë pas infarktit të pësuar më 12 qershor, kur u shemb në fushë gjatë ndeshjes së Euro 2020 kundër Finlandës. Në miqësoren kundër Serbisë, mesfushori danez u vendos nga trajneri Kasper Hjulmand nga minuta e parë në fushë dhe me shiritin e kapitenit në krah: ai qëndroi në fushë për 80', kur u zëvendësua i shoqëruar nga ovacionet rrënqethëse të publikut të tij, të cilëve Eriksen iu përgjigj me një përshëndetje. Danimarka fitoi 3-0: Maehle shënoi në minutën e 15', dyfishoi Lindstrom në minutën e 18' të pjesës së dytë dhe trisi i Eriksen u fiksua në minutën e 22'. Mesfushori i Brentford u rikthye të mbante veshur fanellën e Danimarkës në miqësoren kundër Holandës dhe e kurorëzoi në mënyrën më të mirë rikthimin e tij në kombëtare: ai hyri në fillim të pjesës së dytë, me rezultatin 3-1 për portokallitë, në vend të Lindstrom, e pasi mori një asist nga Skov Olsen shënoi golin e 3-2 duke mposhtur Flekken me një goditje të saktë nën traversë. Tashmë cikli është mbyllur me golin pikërisht në fushën ku gati 10 muaj më parë ndodhi drama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI