Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

“Mos harrojmë se çfarë na bënë në Laç”: Josa nuk i beson Teutës dhe është i tërbuar për golin e pësuar në shtesë

Lapsi.al 30 March 2022
“Mos harrojmë se çfarë na bënë në

“Do ishte më mirë për ne që të mos pësonim., por ai gol i jep shpresa më tepër Teutës. Megjithatë unë e shoh kualifikimin 50-50. Duhet të jemi me këmbë në tokë për ndeshjen e kthimit dhe për vazhdimësinë e kampionatit. Pasi jemi skuadër që pretendojmë në dy frontet për Europën.” Mirel Josa ndan këtë mendim, në lidhje me cështjen kualifikim. Rezultati favorizon sigurisht Lacin, fitues 1-2 në Niko Dovana, por për finalen e Kupës së Shqipërisë gjithcka është e hapur. Teuta në fakt arriti vetëm në fund të futet në lojë pikërisht në kohën shtesë me një gol me peshë për kthimin në Lac: “Kjo ndeshje mund të na jap besim tek vetja jonë, nuk duhet të flemë dhe të themi që u fitua ndeshja e sotme. Është dhe ndeshja e kthimit. Mos harrojmë se çfarë na bënë në Laç. Nesër do shohim se çfarë mund të rikuperojmë. Kemi pasur probleme kur kemi humbur ndeshjet. Jemi munduar të modifikojmë formacionin kur kemi pasur mungesa lojtarësh.”

Josa mund të jetë i kënaqur për faktin që i dha fund një seri prej 5 ndeshjesh pa fitore në kampionat, por mënyra si skuadra dështoi të administronte avantazhin e dy golave është për tu shqetësuar: “Mua më intereson më tepër rezultati pasi futbolli nuk shihet tek loja e bukur. Tani ka ardhur fundi, jemi në numërimin mbrapsht dhe skam më kthim. Në ndeshjet e kaluar s’kemi pasur vazhdimësi, por dhe gjatë lojës kemi pasur ulje-ngritje.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI