Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rusia rrezikon dënimin drastik: mund të përjashtohet përgjithmonë nga Fifa

Lapsi.al 30 March 2022
Rusia rrezikon dënimin drastik: mund të përjashtohet

Këshilli i FIFA-s, i cili po zhvillohet në Doha, është duke shqyrtuar ratifikimin e sanksioneve që bordi i institucionit që drejton futbollin botëror miratoi kundër Rusisë në fillim të marsit, me pezullimin e të gjitha klubeve dhe kombëtareve ruse nga çdo kompeticion. Është hapi tjetër i FIFA-s që duhet të trembë edhe më shumë rusët, sepse - sipas AS - FIFA mund të shkojë edhe më tej dhe në Këshill rusët mund të përjashtohen përfundimisht nga kompeticionet, diçka që CAS e miratoi me vendimin e tij pas apelit të paraqitur nga Federata Ruse kundër FIFA-s dhe UEFA-s. Masa më drastike pastaj do të ishte heqja e drejtpërdrejtë e Rusisë nga anëtarësimi në FIFA.

Edhe pse nuk është e zakonshme, pavarësisht precedentëve të vendeve të tjera që kanë hyrë në luftë, tashmë ka ndodhur, për shembull, në vitet 1970 kur Afrika e Jugut u përjashtua nga FIFA për politikën e saj të aparteidit. Rusët, nga ana e tyre, besojnë se FIFA nuk do të marrë një vendim kaq të ashpër, megjithëse e dinë se janë në fije të perit dhe në Kongresin e FIFA-s kanë ardhur me synimin për të arritur një marrëveshje.

Në rendin e ditës në Doha, pra, janë skenarët e mundshëm të tanishëm dhe të ardhshëm të futbollit botëror: nga rregullat e reja për caktimin e Kupës së Botës pas vitit 2026, te zgjerimi i organikave të ekipeve kombëtare, duke kaluar te projekti, i kundërshtuar nga Europa dhe Amerika e Jugut, për Kupën e Botës çdo dy vjet, deri në miratimin e Kupës së Botës për Klube, një turne katërvjeçar, i cili do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave dhe që do të shohë 32 klube nga të gjitha kontinentet të garojnë kundër njëri-tjetrit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI