Flash

Stoltenberg: Ukraina të vendosë për neutralitetin

Lapsi.al 30 March 2022
Stoltenberg: Ukraina të vendosë për neutralitetin

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së NATO-së Jens Stoltenberg  në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat e huaja ka komentuar bisedimet e fundit midis dy delegacioneve atij rus dhe ukrainas.

Stoltenberg është shprehur se në këtë situatë duhet që të jemi të kujdesshëm në vlerësimin e disa qëndrimeve të marra, ku ka kujtuar edhe paralajmërimin e Rusisë se do ulen në mënyrë drastike aktivitetet ushtarake në rrethin e Kievit dhe Çernigov.

Ai konsideroi se Federata Ruse ka nënvlerësuar mundësinë e rezistencës ukrainase dhe ka vlerësuar forcat e veta.

“Kjo sqaron obligimin e saj për të ndryshuar planet e veta lidhur me zhvillimin e konfliktit. Ukraina duhet në mënyrë të pavarur të vendos nëse do të bëhet kandidat për anëtar në aleancë apo do të përqendrohet në statusin neutral.

Respektojmë vendimet e popullit të pavarur edhe sovran, pa marr parasysh nëse propozon kandidimin për anëtarësim ose jo. Ukraina po ashtu duhet të vendos rreth statusit neutral. Por tërheq vëmendjen se ende nuk flasim për vendim, por vetëm për synim” ka thënë Stoltenberg për gazetën franceze.

Sipas Stoltenberg, shumë vende të NATO-s, së pari Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë forcuar ndjeshëm aftësitë ushtarake të Ukrainës duke ofruar sisteme të armëve mbrojtëse.

Gjithashtu ai ka thënë se  kishte konsultime brenda Aleancës Atlantike si dhe kur armët bërthamore të shteteve anëtare mund të përdoren.

Ai vuri në dukje se roli i NATO-s është t’i japë fund armëve bërthamore në një moment, por theksoi se sapo Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut të kenë armët e tyre bërthamore, bota do të jetë më e sigurt nëse NATO ka të vetat.

Ndërkohë më parë presidenti ukrainas Vladimir Zelenski ka deklaruar se ka ardhur koha që të pranohet se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-së.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI