Flash

Sulm në Izrael/ Raportohet për pesë të vrarë, mes tyre një polic

Lapsi.al 30 March 2022
Sulm në Izrael/ Raportohet për pesë të vrarë, mes tyre

Pesë persona janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur palestinez në një periferi të qytetit izraelit të Tel Avivit, në sulmin e tretë vdekjeprurës të këtij lloji brenda një jave. Personi i armatosur u qëllua për vdekje nga policia, tha një ndihmës mjekësor në vendngjarje. Forcat izraelite të sigurisë ishin në gatishmëri të lartë pas sulmeve nga arabët izraelitë të martën dhe të dielën e kaluar, të cilat lanë të vdekur gjashtë persona.  Policia tha se një oficer që qëlloi të armatosur ishte në mesin e të vrarëve. Sulmuesi është identifikuar si një palestinez 26-vjeçar nga një fshat afër Jeninit, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, i cili më parë kishte qenë i burgosur në Izrael.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett mbajti një takim urgjent sigurie dhe kabineti i tij i sigurisë do të mblidhet të mërkurën.

“Izraeli po përballet me një valë të terrorizmit vrasës arab”, tha ai. “Forcat e sigurisë po veprojnë. Ne do të luftojmë terrorin me këmbëngulje, kokëfortësi dhe grusht të hekurt”.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken e dënoi sulmin. “Kjo dhunë është e papranueshme”, tha ai. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas dënoi vrasjet e izraelitëve dhe paralajmëroi se sulmi mund të çojë në përshkallëzim në një kohë kur “ne po përpiqemi për stabilitet”. Megjithatë, grupi militant palestinez Hamas, i cili qeveris Rripin e Gazës, vlerësoi sulmin, duke thënë “Ne shprehim bekimin tonë për operacionin në Tel Aviv”. Siguria tashmë ishte rritur në të gjithë Izraelin dhe në Bregun Perëndimor pas dy sulmeve të mëparshme.

I pari u krye nga një arab izraelit i cili kishte planifikuar t’i bashkohej grupit të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe kishte vuajtur një dënim me burg për krime sigurie. Sulmuesi vrau një çiklist, më pas theri me thikë tre persona për vdekje jashtë një qendre tregtare në qytetin jugor të Beersheba. Pesë ditë më vonë, dy arabë të tjerë izraelitë hapën zjarr në një stacion autobusi në qytetin verior të Hadera, duke vrarë dy oficerë policie. IS tha se qëndronte pas atij sulmi. Të tre sulmuesit u qëlluan për vdekje. Kishte pasur frikë për incidente të mëtejshme në muajin në vijim, kur festa myslimane e Ramazanit, ajo hebraike e Pashkës dhe ajo e krishterë e Pashkëve përkojnë në një konvergjencë të rrallë./21Media

Të këshilluara

BBC: Ushtria ruse po sulmon me raketa në Kiev

Gjatë ditës, Rusia është ka deklaruar se do të rrallojë sulmet në Ukrainë dhe se do të tërhiqet nga përpjekjet për pushtimin e Kievit dhe qytetit verior, Cherni...

08:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI