Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Tifozët nigerianë pushtojnë fushën, vritet mjeku i FIFA-s: ishte zyrtari i antidopingut

Lapsi.al 30 March 2022
Tifozët nigerianë pushtojnë fushën, vritet mjeku i FIFA-s:

Përfundon në tragjedi Nigeri-Ghana, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset në Kupën e Botës në Katar, e cila dekretoi eliminimin e Osimhen dhe shokëve të tij. Në fund të ndeshjes humbi jetën një mjek i FIFA-s nga Zambia, i cili ishte në krye të detyrës te antidopingu. Joseph Kabungo humbi jetën pas pushtimit të fushës nga tifozët nigerianë pas bilbilit të trefishtë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por sipas dëshmive të ndryshme, mjekun e kanë vrarë gjatë pushtimit të ambjenteve të stadiumit nga mbështetësit vendas.

Federata e Futbollit të Zambisë konfirmoi lajmin e hidhur. “Sot ne vajtojmë humbjen e zyrtarit tonë mjekësor të Caf/FIFA, Dr. Joseph Kabungo, i cili po shërbente si zyrtar i antidopingut në ndeshjen e së martës, ku u përfshinë Nigeria dhe Ghana, dhe i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së Dr. Kabungo dhe familjes së futbollit - thuhet në njoftim -. E pranojmë se është shumë herët të ndalemi në shkaqet e vdekjes së tij, do të presim raportin e plotë nga Caf dhe FIFA se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ai ishte një anëtar i përkushtuar dhe shumë i dashur për komunitetin e futbollit dhe ndikimi i tij ka qenë i madh, duke qenë gjithashtu pjesë e ekipit fitues të Kupës së Kombeve të Afrikës 2012. Vdekja e tij është një humbje e madhe pasi Dr. Kabungo ka qenë një mik dhe i besuar i shumë brezave të lojtarëve dhe familjeve të tyre".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI