Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vetëm katër lojtarë e kanë arritur, Ronaldo drejt Botërorit të pestë: "Vitet kalojnë, objektivat të njëjtë"

Lapsi.al 30 March 2022
Vetëm katër lojtarë e kanë arritur, Ronaldo drejt
Pasi fitoi të drejtën për tu kualifikuar duke mposhtur Maqedoninë e Veriut në finalen e play-off, Cristiano Ronaldo tashmë ka në shënjestër Kupën e tij të pestë të Botës. Vetëm katër lojtarë më parë në histori kanë arritur të luajnë kaq shumë turne dhe për të, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me kombëtaren e tij, objektivi është i qartë: të sjellë në shtëpi të vetmin trofe që i mungon në palmaresin e tij të jashtëzakonshëm. “Vitet kalojnë, por objektivat mbeten gjithmonë të njëjta”, ka shkruar ai në Instagram, duke e shoqëruar me një foto ku ndodhet me shokun e mijëra betejave, Pepe. Deri më sot, siç u përmend më lart, vetëm katër lojtarë kanë arritur të luajnë pesë Kupa Bote: portieri i Italisë Gianluigi Buffon nga 1998 në 2014 (i cili, megjithatë, nuk luajti asnjë minutë në Francë), mbrojtësi i Meksikës Rafa Marquez nga 2002 në 2018, mesfushori gjerman Lothar Matthaeus nga viti 1982 deri në 1998 dhe portieri i Meksikës Antonio Carbajal nga 1950 deri në 1966.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI