Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Polemika për penalltinë e akorduar pastaj anuluar: Laçi ‘prish’ inaugurimin e Niko Dovanës dhe sheh finalen

Lapsi.al 30 March 2022
Polemika për penalltinë e akorduar pastaj anuluar: Laçi

Me një këmbë në finale. Laçi del me fitore nga ndeshjen e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, duke treguar ambicjet e tyre për trofeun. Kurbinasit imponohen 1-2, në ndeshjen e parë të luajtur nga durrësakët në Niko Dovana pas rikonstruktimit, por ndeshja është e destinuar të ketë polemika. Episodi i inkriminuar erdhi në të 39’ dhe mund të ndryshonte gjithcka, edhe pse në fund nuk bëri asgjë. Arbitri Yzeiraj akordoi penallti për Teutën, pas kontaktit të mes Hebajt dhe Zikos, i ndëshkuar me të verdhë, por nga VAR i bënë shenjë se ka gabuar gjykimin, dhe pas kontrollit të imazheve arbitri anuloi vendimet.

Pas 8 muajsh larg Niko Dovanës, Teuta sic duket nuk ishte mësuar me ambjentin e shtëpisë dhe pësoi gol pas gjashtë minutash. Me mungesën e dy prej protagonistëve absolutë të sezonit të tyre si Guindo, i thirrur nga Mali e Zarubica i dëmtuar, skenën e mori Ujka me një goditje spektakolare nga distanca që i përtheu gishtat Qirkos. Reagimi i Teutës nuk ishte produktiv, ndërsa skuadra e Josës priti me durim rastin për të ndëshkuar edhe njëherë.

Pikërisht në pjesën e dytë, kur durrsakët po insistonin, Adeleke i aktivizuar në të 49 për Harmon e në gol 9 minuta më pas e komplikoi shumë ndeshjen. Vetëm në fund Teuta zbuti efektet e humbjes me një gol në minutat shtesë, që lë gjithcka të hapur në kthim edhe pse kjo fitore do ti shërbejë shumë Lacit, që e ka në fakt një këmbë në finale që tani.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI