Flash

Zelensky do të flasë sot përpara parlamentit australian

Lapsi.al 30 March 2022
Zelensky do të flasë sot përpara parlamentit australian

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet sot përmes një videoje parlamentit australian. Lajmi u njoftua nga Ministri i Punës i Australisë, Stuart Robert, sipas të cilit “Ukraina po tregon guxim dhe elasticitet të jashtëzakonshëm teksa duron luftën e paprovokuar të Rusisë”. Kjo vjen pasi Zelensky iu është drejtuar liderëve ndërkombëtare politikë, që nga BE-ja, OKB-ja dhe Kongresi i SHBA-së dhe deri te parlamenti japonez.

Fjalimet e tij, të cilat shpesh kanë përfunduar me ovacione për të, janë përshkruar si një “luftë informative” për të grumbulluar mbështetje për Ukrainën në Perëndim dhe gjetkë.

Ndërkohë Australia ka furnizuar Ukrainën me ndihma urgjente humanitare me vlerë 65 milionë dollarë dhe ka premtuar pajisje mbrojtëse me vlerë 91 milionë dollarë, duke thënë se “është e qartë se nevoja e Ukrainës për ndihmë ushtarake mbetet urgjente dhe e vazhdueshme”.

Të këshilluara

BBC: Ushtria ruse po sulmon me raketa në Kiev

Gjatë ditës, Rusia është ka deklaruar se do të rrallojë sulmet në Ukrainë dhe se do të tërhiqet nga përpjekjet për pushtimin e Kievit dhe qytetit verior, Cherni...

08:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI