Flash

Analiza/ Bashkon apo ndan revanshi i Berishës mbi selinë? Sa deputetë mund të largohen…

Lapsi.al 31 March 2022
Analiza/ Bashkon apo ndan revanshi i Berishës mbi selinë? Sa

Ndonëse Sali Berisha u rikthye këtë të enjte si triumfator në selinë e PD-së, ndonëse ai u ul në të njëjtin vend si para 9 shtatorit në tryezën e grupit parlamentar, ndonsëse salla ku u zhvillua takimi i shkurtër i deputetëve ishte stolisur me slloganet e komisionit të rithemelimit, sërish gjërat nuk duken fjollë për partinë më të madhe të opozitës. Pmavarësisht se revanshi i liderit historik duket i pakthyeshëm, shenjat janë se bashkimi është ende i pamundur dhe përçarja mund të vazhdojë. 

Një gjë e tillë nuk u pa vetëm në deklaratat e shefit të grupit parlamentar Alibeaj që i’a tha në sy Berishës se ai ishte futur si uzurpues i paftuar në këtë mbledhje. Një ditë më parë po të njëtin qëndrim pati artikuluar edhe Gazmend Bardhi. Ndërsa para se të hyntë në Kuvend ish kryatari Lulzim Basha deklaroi se “PD nuk mund të kthehet në shpresë për njerëzit në kundërshtim me vlerat e aleatit tonë strategjik”.

Por ndonëse mbledhja e parë u zhvillua nën okelion: “Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur” aty përpos Lulzim Bashës mungonin shtatë deputetë të tjerë: Agron Gjekmarkaj, Alfred Rushaj, Flutura Açka, Grida Duma, Ilda Dhori, Kreshnik Collaku dhe Orjola Pampuri.

Po ti shtohen këtyre edhe Gaz Bardhi, apo Enkelejd Alibeaj, që kanë filluar të frekuentojnë zyrat e reja të Bashës tek Torre Drini, duket se që tani, për ç’do rast, ish kryetari e ka të gatshëm një kontigjent anti berishistësh, për të krijuar një grup të ri parlamentar. 

Në një shpjegim se pse nuk po merrte pjesë në mbledhje, deputeti Gjekmarkaj shpjegoi se, grupi parlamentar i PD po dhunohej dhe atij po imponohej të ndryshojë aksin e vet gjeostrategjik: “Rithemelimi nuk mund të behet me personazhe që u shquan për korrupsion, banalitet, nështrim që u plaken duke qeshur kur qesh Berisha, duke sharë kur shan ai, duke levduar kur levdon ai dhe mbi të gjitha duke rëndur pas tij me llapen jashtë edhe tani mbi të 70 -at në një perqyrrje që të ben shumë të menduar per natyren  e njeriut!! Një ditë të quajnë peng e bravë pastaj thonë bëmë shaka se ashtu ishte një punë, je prapë deputet. Pas zhukerhanes Foltorja pushtoi selinë e PD-së dhe filloi revanshin aty brënda e kudo në bazë duke zbuar e shperfilluar të gjithë ata që ndejen në PD kur të tjeret iken në sigla të tjera duke bërë thirrje që partia e tyre të mos votohej”.

Në fakt, këtë sensibilitet po e shprehin një sërë deputetësh nga ata që i kërkuan largimin Bashës, por nga ana tjetër nuk pranojnë as rikthimin pa kushte të Berishës. 

Në këtë pikë sa më shpejt të vijojë Komisioni i Rithemelimit me marrjen e frenave të selisë dhe me zbatimin e axhendës për të rifituar degët e rretheve dhe zhvillimin e kuvendit të 30 prillit, aq më të shumtë mund të jenë ata që do të qëndrojnë, në rastin më të mirë, indiferentë. Ata e dinë se kanë kaluar shumë pak javë nga rreshtimi i tyre i paparimtë pro Bashës, nga rezistenca në selinë prej nga u lëshua gaz lotësjellës dhe se nëse nxitohet me riorganizimin e zgjedhjeve në PD-ë, shumica e antarësisë nuk do ua falte këto mëkate. 

Që plagët të zënë kore duhet kohë dhe nëse Berisha do vërtet pajtim ai duhet tu’a dhurojë këtë ish kundërshtarëve të tij, nëse do vërtet bashkimin e opozitës në një front. Parrulla e pasinqertë “do të bashkohemi rreth votës”, në këtë rast nuk mjafton. Përndryshe ata qe ë ndjejnë se në këtë moment do të ishin të humbur prej saj do të jenë të dënuar të vazhdojnë të ndarë në rrugën e tyre. Dhe opozitës nuk i shërbën që nga PD-ja të dalin tre grupe parlamentare.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Hetimet/ Kush e tradhtoi Nuredin Dumanin

Nuredin Dumani kishte ditur që për shumë kohë t’u shpëtonte si prangave të policisë ashtu edhe armiqve të tij. Derisa erdhi e marta (ters) e 29 marsit. Ve...

20:56

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI