Flash

Merr fund misteri Alqi Bllako, policia tregon ku ndodhet

Lapsi.al 1 April 2022
Merr fund misteri Alqi Bllako, policia tregon ku ndodhet

Drejtoria e  Përgjithshme e Policisë ka nxjerre njoftim se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ish deputeti ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deri në orët e vona të natës nuk ka pasur një konfirmim për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Menjëherë kanë nisur spekullimet, sipas të cilave Bllako është arratisur jashtë vendit.

Gjatë të gjithë ditës, në media qarkulluan lajme për vetëdorëzimin e tij në polici, por pavarësisht raportimeve sporadike, mungoi një konfirmim zyrtar nga policia për ekzekutimin e urdhër-arrestit të SPAK.

Versioni i arratisjes u fry dhe nga fakti se zyrtarët më të lartë të policisë për disa orë kanë ndërprerë çdo komunikim me gazetarët.

Tymnajën e shtoi më shumë një postim i avokatit të Alqi Bllakos në Instagram, që nxorri foton nga një avion me mesazhin: Përqafime!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI