Flash

Shkallim i përgjithshëm/ Mbushen mediat me tituj se Rama bëhet shef i NATO

Lapsi.al 1 April 2022
Shkallim i përgjithshëm/ Mbushen mediat me tituj se Rama bëhet

Eshtë pak të hapësh dyer e çmendinës, aty nuk i nxe dot gjithë mediat e vendit. Pikërisht në kulmin e skandalit të inceneratorëve ato janë përmbytur nga titujt se Edi Rama ka shumë shance të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Dhe për ta mbështetur këtë janë bazuar tek një status në Twitter i një anonimeje, që dikush e quan akademike, dikush studiiuese gjermane, por që vështirë se e gjen edhe po të gugëllosh.

Kjo akardemikja, Suzana Starikov, paska shkruar: “Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?

Por për bacgroundin shkencor të Suzanës ka ivestiguar pak gazetari Habion Hasani. Ai ka shkruan në Facebook: "Qenkan mbushur mediat me lajmin se studiuesja gjermane Suzana Starikov ka shkruar ne Twitter se Edi Rama do garoje per pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s.

U bera pak kurioz per Suzanen sepse nga mbiemri me dukej bullgare, mirepo zbulova se Suzana qenka shqiptare dhe siguron jetesen me perkthime, emrin e vajzerise e ka Suzana Skenderi. Personi i pare qe ka deklaruar se Rama synon NATO-n eshte Alfred Çako, shqiptar dhe ky, si Suzana".

Por kaq është dashur që Twitteri i akademikes të bëhet lajm i rëndësishëm në gjithë mediat e vendit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI