Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Bayern çfarë dreqin bën? Bavarezët luajtën me 12 lojtarë, rrezikojnë ndeshjen

Lapsi.al 2 April 2022
Bayern çfarë dreqin bën? Bavarezët luajtën me 12

Momente konfuzioni në minutat e fundit të ndeshjes mes Freiburgut dhe Bayern Mynih, e cila u ndërpre për disa momente dhe më pas përfundoi mes polemikave pas 8 minutave shtesë, pasi për disa kohë, ekzaktësisht për 17 sekonda, në fushë ishin 23 lojtarë. Në fakt, bavarezët u gjendën duke luajtur me 12 lojtarë pas një gabimi të ndodhur në momentin e zëvendësimeve dhe më pas të shpjeguar për 'Sky' nga Nagelsmann në fund të ndeshjes.

Midis minutave 84' dhe 85', me rezultatin 1-3, trajneri i Bayernit bëri një ndryshim të dyfishtë: Sabitzer dhe Süle në fushë, jashtë Tolisso dhe Coman. Ky i fundit, megjithatë, nuk u largua nga fusha për shkak të një gabimi në tabelën ndriçuese të rezultateve, që sinjalizoi daljen e numrit 29, numri i vjetër i Coman aktualisht i askujt, në vend të 11, numri aktual i tij.

Nuk ishte arbitri Christian Dingert ai që e vuri re atë që po ndodhte, por qendërmbrojtësi i vendasve Nico Schlotterbeck, i cili pas ndeshjes shpjegoi para mikrofonëve: “Vura re që Süle hyri në fushë por askush nuk doli, ndaj menjëherë numërova lojtarët e Bayern dhe më pas njoftova arbitrin. Mendoj se nëse nuk do ta raportoja, Dingert nuk do ta kishte vënë re kurrë situatën."

Pas 17 sekondash pasimesh të shkurtra, arbitri e ndërpreu lojën: loja u ndal për gati 6 minuta në hutim të përgjithshëm dhe më pas rifilloi dhe përfundoi me 8 minuta shtesë. Një rrëmujë që teknikisht mund ta çojë Freiburgun të apelojë për të kërkuar që ndeshja të përsëritet, edhe pse ndikimi i asaj që ndodhi në lojë dhe rezultat ishte në thelb zero.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI