Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Juventus, të gjithë gati për derbin e Italisë: Morata e Dybala luajnë për një vend në krah të Vlahovic

Lapsi.al 2 April 2022
Juventus, të gjithë gati për derbin e Italisë: Morata e

Të gjithë gati, përveç të dëmtuarve afatgjatë Chiesa, McKennie dhe Kaio Jorge, në seancën e parafundit stërvitore të Juventus përpara ndeshjes së së dielës në mbrëmje kundër Interit. Lojtarët e përfshirë me kombëtaret janë rikthyer nën urdhrat e Allegrit, bashkë me ata lojtarë që kishin shqetësime muskulare. Kështu, në dispozicion për derbin e Italisë do të jenë edhe Bonucci, Alex Sandro, Zakaria dhe Locatelli, të cilët kishin munguar edhe në javën e fundit të kampionatit.

Mesfushori zviceran dhe ai italian mund të nisin si titullar, duke qenë se përshtypja është se Allegri nuk do të rreshtohet me tridhëmbëshin e rëndë, por do të fokusohet në një 3-5-2 më të “mbuluar” (që nëse është e nevojshme mund të kthehet në 4-4-2). Dybala dhe Morata do të luajnë për një vend në sulm përkrah Vlahovic, me të favorizuar argjentinasin që është i provuar edhe më parë me serbin. Ka shumë pritshmëri për Joyan në ndeshjen e parë pas dështimit zyrtar të rinovimit të kontratës me klubin bardhezi.

Për pjesën tjetër, Chiellini do të formojë repartin me De Ligt dhe Danilon, ndërsa Cuadrado dhe De Sciglio do të veprojnë në krahë. Në qendër të fushës , bashkë me Rabiot dhe Locatellin, do të jetë i rikuperuari Zakaria.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI