Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Ukraina kërkon më shumë armë nga perëndimi: Armiku nuk po tërhiqet

Lapsi.al 2 April 2022
Ukraina kërkon më shumë armë nga perëndimi: Armiku nuk

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak u bëri thirrje SHBA-ve dhe aleatëve të saj që të ofrojnë armatim më të rëndë për Ukrainën, ndërsa ushtria ruse është zhvendosur në lindje dhe jug të Ukrainës.

“Pas tërheqjes së shpejtë të rusëve nga Kievi dhe Chernihiv, është e qartë se Rusia ka prioritet një taktikë tjetër, të shkojë në lindje dhe jug, dhe të kontrollojë territore të mëdha (jo vetëm në rajonet e Donetsk dhe Luhansk)”, tha ai, shkruan CNN.

Në fillin të javës pas negociatave të paqe në Sramboll, ushtri ruse tha se “faza e parë” e pushtimit të saj në Ukrainë kishte e përfunduar dhe se do të tërhiqte forcat nga qyteti i Kievit dhe Chernihiv për t’u përqendruar në rajonin e Donbasit në lindje të vendit.

“Partnerët tanë duhet të kuptojnë se “afganizimi” që ata duan dhe konflikti i gjatë rraskapitës për Rusinë nuk do të ndodhë”, tha Podolyak.

“Rusia do të largohet nga të gjitha territoret e Ukrainës, përveç jugut dhe lindjes. Dhe do të përpiqet të gërmojë atje, të vendosë mbrojtjen ajrore dhe të reduktojë ndjeshëm humbjen e pajisjeve dhe personelit të saj.”

SHBA, Britania e Madhe dhe aleatët e tjerë të NATO-s siguruan armë antitank dhe mbrojtje ajrore të lëvizshme nga njeriu, por Podolyak tha se Ukraina ka nevojë për armatim më të rëndë.

Të këshilluara

Gazetari rus gjendet i vdekur në Ukrainë

Gazetari rus Andrey Babitsky , ish-kritik i ashpër i presidentit Putin, i cili ka mbështetur autoritetet ruse që nga viti 2014, ka vdekur në moshën 57-vjeçare, ...

20:07

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI