Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Video/ Ciao, ciao Dinamo: Vanoli humbet sfidën mbijetesë me Egnatian dhe nëndetësja është pranë mbytjes

Lapsi.al 2 April 2022
Video/ Ciao, ciao Dinamo: Vanoli humbet sfidën mbijetesë me Egnatian

Dinamo dorëzohet 2-0 në sfidën mbijetesë me Egantian, që siguron tashmë 7 pikë avantazh nga zona e rënies. Rrogozhinasit dominuan e fituan ndeshjen direkte për mbijetesë, e tashmë me 30 pikë, sheh nga shpëtimi gjithnjë e më me shumë bindje. Për Dinamon janë telashe dhe makthi i kthimit andej nga erdhi pas vetëm një sezoni në elitë, duket se peshon më shumë se orientimet e Vanolit.

Vrulli i Dinamos, me rrogozhinasit që prisnin, u duk se po e orientonin lojën në favor të kryeqytetasve, por as Bardhi në të 11 e as Haxhiu 8 minuta më pas nuk arritën ti bënin keq Pujës. Egnatia nga ana tjetër, me kundërsulm rrezikoi jo pak, por në të 22 Meta nuk e vlerësoi penallti kontaktin mes Xhekson e Mijas, ndërsa në minutën e 28′ festën e Pedro Augustos, për golin e shënuar, e anulloi Meta pasi u thirr nga VAR për një faull të sulmuesit ndaj Mijës. Avantazhi i miqve megjithatë erdhi në fund të pjesës së parë, kur Ademi devijoi në rrjetë me kokë në zhvillimet e një goditje dënimi, duke i cuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin e merituar të Egnatias.

Edhe në pjesën e dytë Dinamo duhej të mbrohej nga një Pedro Augusto i pandalshëm. Sulmuesi impenjoi me të gjitha mënyrat mbrojtjen e Vanolit, që mundësinë më të mirë për të barazuar e kishin në të 77, kur si Rexhinaldo ashtu edhe Çinedu nuk arritën të shtyjnë topin në rrjetë. E atëherë në kundërsulm, kur kryeqytetasit kishin lënë hapësira të spostuar përpara, Pedro Augusto mposhti Harizaj, që arriti të ndalë vetëm në momentin e parë brazilianin, që më pas prirazi vulosi sfidën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI