Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Bayern me 12 lojtarë në fushë, arbitri Zwayer: " Humbje në tavolinë, apo përsëritje? Nuk do të ketë pasoja"

Lapsi.al 3 April 2022
Bayern me 12 lojtarë në fushë, arbitri Zwayer: " Humbje

“Nga këndvështrimi im, ajo që ka ndodhur nuk është e krahasueshme me situatat në të cilat lojtarët që nuk mund të marrin pjesë në lojë hyjnë në fushë”. I ka vënë një vulë përfundimtare (edhe pse akoma jo zyrtarisht) ngjarjeve të pabesueshme të Freiburg, ku Bayern për 17 sekonda luajti me 12 lojtarë për shkak të një gabimi në tabelën elektronike, arbitri Felix Zwayer. Sipas tij bavarezët nuk do të sanksionohen me humbje në tavolinë dhe as nuk do të përsëritet ndeshja sepse ndikimi i asaj që ndodhi në lojë dhe në rezultat ishte në thelb zero.

"Lojtari që qëndroi shumë gjatë në fushë, në parim, kishte të drejtë të luante - shpjegoi bilbili gjerman për Aktuellen Sportstudio të ZDF - Ai ishte në fushë në një moment kur nuk duhej të ishte atje, por këto procedura janë vendosur sipas rregullave të futbollit, jo me statute të tjera. Pati një zëvendësim që nuk u zhvillua në mënyrë të rregullt, u sinjalizua një numër i gabuar në tabelën elektronike. Por pastaj është përgjegjësi e ekipit të arbitrimit që të bëhet zëvendësimi sipas rregullave. Detyra i caktohet normalisht arbitrit të katërt. Falë Zotit, lojtari nuk ndikoi në lojë dhe nuk mori pjesë, madje as e preku topin".

RRËMUJA - Midis minutës së 84' dhe 85', me rezultatin 1-3, trajneri i Bayernit bëri një zëvendësim të dyfishtë: Sabitzer dhe Süle u futën në fushë, për Tolisso dhe Coman. Ky i fundit, megjithatë, nuk u largua nga fusha për shkak të një gabimi në tabelën elektronike, që sinjalizoi daljen e numrit 29, numri i vjetër i Coman që nuk e ka askush te Bayern, në vend të 11, numri aktual i tij.

Nuk ishte arbitri Christian Dingert ai që e vuri re atë që po ndodhte, por qendërmbrojtësi i vendasve Nico Schlotterbeck, i cili pas ndeshjes shpjegoi: “Vura re që Süle hyri në fushë por askush nuk doli, kështu që menjëherë numërova lojtarët e Bayern Munichut dhe më pas njoftova arbitrin. Mendoj se nëse nuk do ta raportoja, Dingert nuk do ta kishte vënë re kurrë situatën”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI