Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Fitorja e 'sikletshme' e Real shkund Spanjën, aludime për fuqinë politike të Blancos: "Dhurojani më mirë titullin"

Lapsi.al 3 April 2022
Fitorja e 'sikletshme' e Real shkund Spanjën, aludime për

Real fitoi në Vigo 1-2 kundër Celtas dhe konsolidoi kryesimin e tyre në La Liga. Të gjithë të lumtur vetëm në pjesën 'blanco' të Madridit, duke qenë se pjesa tjetër e Spanjës ka përqafuar valën e polemikave për vendimet e gjyqtarit Gonzalez Fuertes: tre penallti u fishkëllyen në favor të skuadrës së Ancelottit, dy prej të cilave shumë të dyshimta dhe një e gabuar, ndërsa Galhardos iu anulua edhe një gol. Veçanërisht të zemëruar në Vigo dhe, siç pritej, edhe në Barcelonë.

Mundo Deportivo ka pasur qëllim të evidentojë, me një titull që nuk kërkon shpjegime, se Reali është “skuadra që ka marrë më shumë penallti në La Liga” dhe në fakt, janë dhjetë goditje nga pika e bardhë deri tani për merengues. Sport e rriti dozën e akuzave “Tia dhurojnë më mirë La Liga”. Gazetat e tjera i lanë hapësirë fjalëve të diskutueshme të trajnerit të Celtas, argjentinasit Coudet, i cili me ironi deklaroi se “Barcelona, Sevilla dhe Atletico do të jenë të lumtur për një ndeshje të tillë”. Veç kësaj, në Vigo kanë një precedent jo tamam të lumtur me gjyqtarin Gonzalez Fuertes: në një transfertë me Getafen, në sezonin 2019-2020, ndodhi përjashtimi i diskutueshëm, për një karton të verdhë të dyfishtë, për Maxi Gomez. Në atë rast pati një deklaratë zyrtare nga klubi që akuzonte Gonzalez Fuertes: “Është për të ardhur keq që në kampionatin më të mirë në botë, një gjyqtar mund të ketë një nivel kaq të ulët”.

Nuk kanë munguar edhe meme-t e famshmë në lidhje me këtë cështje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI