Flash

Kokainë dhe ngacmime seksuale/ Deputeti britanik pezullohet nga grupi

Lapsi.al 3 April 2022
Kokainë dhe ngacmime seksuale/ Deputeti britanik pezullohet nga grupi

Deputeti konservator britanik David Warburton është pezulluar nga grupi parlamentar pasi mediat publikuan një foto të tij në një tavolinë me disa vija kokaine pranë tij.

“Sunday Mail” publikoi gjithashtu edhe mesazhet që ai i kishte dërguar një gruaje të cilën e pyeste “nëse ishte krenare që një deputet kishte fjetur në shtëpinë e saj një natë më parë” dhe duke premtuar që “herën tjetër nuk do t’i hiqte të gjitha rrobat”.

Gruaja i tha gazetës se e kishte paralajmëruar deputetin 56-vjeçar në mënyrë të përsëritur para dhe gjatë vizitës së tij se nuk donte të bënte seks me të. Ajo tregoi se pavarësisht nga kundërshtimet e saj, ai u zhvesh dhe i shtrëngoi gjoksin duke e shtrirë në shtratin e saj.

Dy gra të tjera kanë dalë gjithashtu duke e akuzuar deputetin për komente të padëshiruara seksuale dhe prekje të pahijshme. Të dyja thonë se ai mburrej për përdorimin e kokainës të cilën e mbante në shtëpinë e tij në Londër.

Deputeti është babai i dy fëmijëve dhe tani ai ende mund të votojë në parlament, por jo si deputet konservator. Autoritetet pritet në nisin një hetim për drogën në foton e deputetit. ©LAPSI.al

The parliamentary harassment watchdog are investigating allegations of Warburton's alleged drug use and sexual misconduct

Tory MP David Warburton suspended after sex and drugs allegations | News |  The Sunday Times

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI