Flash

Kryenegociatori rus: Nuk janë pjekur kushtet që të kemi një takim Putin-Zelensky

Lapsi.al 3 April 2022
Kryenegociatori rus: Nuk janë pjekur kushtet që të kemi një

Kushtet nuk janë pjekur ende që të ketë një takim Putin- Zelensky për zgjidhjen e situatës në Ukrainë. Të paktën kështu është shprehur kryenegociatori rus Vladimir Medinsky duke theksuar se qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe Donbas-in qëndron i pandryshuar.

Sipas tij, bisedimet e paqes nuk kanë qenë aq të frytshme deri më tani sa të jetë i mundur një takim mes liderëve.

Komentet e Medinsky duket se janë një përgënjeshtrim i raportimeve të mëparshme sipas të cilave Moska kishte rënë dakord “verbalisht” për propozimet kryesore të Ukrainës.

Një negociator ukrainas David Arakhamia u tha mediave të shtunën se Rusia “i ka dhënë një përgjigje zyrtare të gjitha qëndrimeve, që është se ata pranojnë qëndrimin (ukrainas), me përjashtim të çështjes së Krimesë (e cila u aneksua nga Rusia në 2014).

Në një postim në Telegram, Medinsky shkroi: “Draft-marrëveshja nuk është gati për t’u dorëzuar në një takim në nivel liderësh. E ripërsëris: qëndrimi i Rusisë për Krimenë dhe Donbasin mbetet i pandryshuar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI