Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

"Kur e shikon goli është i parregullt": Arapi nuk gjen ngushëllim, pasi VAR i hoqi fitoren Teutës

Lapsi.al 3 April 2022
"Kur e shikon goli është i parregullt": Arapi nuk gjen

"Patëm bërë ndryshime për t’i dhënë përparësi pasimit të topit. Vështirësi na solli dëmtimi i Emiljano Vilës, por që skuadra e mori veten prapë. E kishim përgatitur ndeshjen për ta fituar. Siç e thatë nuk bëmë mjaftueshëm. Mendoj se ndikon ana psikologjike që duhet ta heqim". Renato Arapi e ka të vështirë të gjejë fjalë për të shpjeguar gjendjen e vështirë të Teutës, që pasi humbi gjymsëfinalen e parë të Kupës në shtëpi me Laçin, nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 edhe ndaj Skënderbeut të vendit të fundit.

Niko Dovana i rikonstruktuar sic duket nuk ka sjellë fat për durrsakët, megjithëse ai episod i minutës së dytë shtesë, me golin e anulluar, mund të kishte bërë që diskutimet të ishin ndryshe. Arapi është ndalur edhe aty, duke e konsideruar të penalizuar skuadrën e tij: "Kur e shikon është i parregullt. Por nga pamja që kemi mund të luash me vijën. Duhet të ketë një pamje tjetër. Me aq sa duket është i parregullt".

Edhe njëherë tjetër, anemia ofensive e Teutës është shfaqur e dukshme, edhe përballë mbrojtjes së katërt më të mundur të kampionatit. "Pa asnjë goditje në portë nuk mund të themi - tha tekniku duke iu referuar rasteve të Acquah në pjesën e parë dhe traversës së Vilës në pjesën e dytë -. E dinim që do të kishim përballë një ekip që nuk kishte çfarë të humbte. Një nga pikat tona më të dobëta është pësimi i golave dhe prandaj punuam për këtë. Gjithsesi siç e thashë hymë në fushë vetëm për të fituar".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI