Flash

Lituania: Jemi të parët në Evropë që kemi ndaluar importin e gazit rus

Lapsi.al 3 April 2022
Lituania: Jemi të parët në Evropë që kemi ndaluar

Ministria e Energjisë e Lituanisë njoftoi sot se vendi ka operuar pa importe të gazit rus që nga fillimi i muajit me synimin për të arritur “pavarësinë e plotë energjetike” nga Rusia. Lëvizja vjen si një përgjigje ndaj “shantazhit energjetik rus dhe pushtimit të Ukrainës.”

Lajmi u konfirmua nga të dhënat e operatorit të sistemit të transmetimit të gazit lituanez Amber Grid, të cilat tregojnë se më 2 prill, importi i gazit rus për nevojat e Lituanisë nëpërmjet interkonjeksionit Lituani-Bjellorusi ishte zero megavat.

“Ne jemi vendi i parë i BE-së që u bë i pavarur nga furnizimet me gaz rus dhe ky është rezultat i një procesi koherent të disa viteve të politikave energjetike dhe vendimeve në kohë të infrastrukturës,” tha ministri lituanez i energjisë Dainius Kreivys.

Ministri beson se ky moment historik ishte “një pikë kthese” në historinë e pavarësisë energjetike të Lituanisë.

Në mars , parlamenti lituanez i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë importin dhe konsumimin e energjisë ruse, pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe kërcënimeve të vazhdueshme energjetike të Kremlinit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI