Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Video/ Mourinho poshtëron gazetarin në konferencë: “Në radio je super i egër, para meje bën m**in në brekë”

Lapsi.al 3 April 2022
Video/ Mourinho poshtëron gazetarin në konferencë: “Në
Josè Mourinho njihet që është jashtëzakonisht i përpiktë dhe tepër i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që e rrethon atë dhe ekipin e tij. E ajo që ndodhi të shtunën gjatë konferencës për shtyp për të prezantuar ndeshjen në Genoa mes Romës së tij dhe Sampdorias vlen për ta vërtetuar. Trajneri portugez, para se t'i përgjigjej një pyetjeje të bërë nga një gazetar, në fakt e ka “poshtëruar”. Alessandro Austini, gazetari i njohur roman i Il Tempo, i ka bërë trajnerit portugez një pyetje që dukej mjaft banale, në lidhje me modulin që do të përdorte skuadra verdhekuqe nga tani deri në fund të sezonit. Sidoqoftë, përgjigja e Special One ishte mjaft e papritur ... “Pasi ju dëgjova dje në radio, prisja një pyetje shumë më agresive, shumë më kritike dhe të dhunshme”, ka rritur tensionin trajneri verdhekuq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit. “Nuk e prisja një pyetje kaq të lehtë. Konkluzioni është se në radio je super agresiv, super i dhunshëm, pastaj vjen këtu dhe para meje bën m**in në brekë”. Gazetari u përgjigj menjëherë: “Pra, le të flasim për radion nëse kjo pyetje është shumë e lehtë”. Gjithsesi, si gjithmonë, fjalën e fundit e ka Mourinho: “Po, është shumë e lehtë, por nuk ka problem”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI