Flash

Eshtrat që u gjetën në Kurbin dyshohet se i përkasin një 16-vjeçari, i merret ADN-ja familjarëve të tij

Lapsi.al 4 April 2022
Eshtrat që u gjetën në Kurbin dyshohet se i përkasin

Janë zbardhur detaje  të reja në lidhje me eshtrat që u gjetën gjatë ditës së djeshme në zonën e Kurbinit, në fshatin Fushë Kuqe. Hetuesit e policisë kanë dyshime se eshtrat e gjetura janë të një 16 vjecari, i cili ishte zhdukur nga zona e Mamurrasit, që në vitin 2015.

Grupi hetimor është duke marrë analizat e ADN-së së familjarëve të tij, edhe pse rasti është i vështirë, për shkak se nga zona e Kurbinit, rezultojnë disa persona të zhdukur.

Janë duke u marra të dhënat e ADN-së të dhjetra familjarëve, me qëllim verifikimin e mbetjeve kockore, se kujt i përkasin ato. Eshtrat u zbuluan ditën e djeshme, në një zonë kodrinore, ndërkohë që dyshohet se trupi mund të jetë varrosur aty afro 10 vite më parë.

 

Të këshilluara

Vuçiç siguron edhe një mandat tjetër

Presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç, është fitues i zgjedhjeve të së dielës në Serbi, ku ai u përball me një opozitë që zotohej të luftojë korrupsionin dhe...

08:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI