Flash

Fjalimi i Zelensky në Grammy: Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të kostumeve

Lapsi.al 4 April 2022
Fjalimi i Zelensky në Grammy: Muzikantët tanë veshin parzmore

Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim në ndarjen e çmimeve Grammy teksa u kërkoi muzikantëve të “tregojnë historinë e Ukrainës”, shkruan skynews.

“Lufta, është e kundërta e muzikës, është heshtja e qyteteve të shkatërruara dhe njerëzve të vrarë”, tha ai në një mesazh emocionues.

“Të dashurit tanë nuk e dinë nëse do të jenë më bashkë. Lufta nuk na jep mundësinë të zgjedhim se kush do të mbijetojë dhe kush jo. Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të kostumeve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale. Edhe atyre që nuk i dëgjojnë, sepse muzika arrin të depërtojë në shpirtin e tyre.

Ne po mbrojmë lirinë tonë për të jetuar, për të dashur dhe për tu dëgjuar. Në tokën tonë, ne po luftojmë kundër Rusisë, e cila po mbjell heshtje me bombat e saj. Zëvendësojeni heshtjen me muzikën tuaj për të treguar historinë tonë.”

Fjalimi i presidentit u pasua me një performancë nga kënga e re e John Legend Free, së bashku me muzikantët ukrainas Siuzanna Iglidan dhe Mika Newton dhe poeten Lyuba Yakimchuk, ndërsa imazhet nga lufta u projektuan në ekranet pas tyre duke nxitur  përpjekjet për mbledhjen e fondeve.

Të këshilluara

Pushtuesit rusë largohen nga rajoni i Sumy

Pushtuesit rusë po largohen nga rajoni Sumy, tha në Telegram kreu i administratës ushtarake rajonale, Dmytro Zhyvytskyi. Sipas tij , trupat ruse filluan të...

09:31

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI