Flash

"Skukës i bërtas më shumë, është karakter i vështirë": Mehmeti mban në tonus edhe Kallakun

Lapsi.al 4 April 2022
"Skukës i bërtas më shumë, është karakter i

"Ndeshja nuk duhet të ndryshonte ashtu. Duhet ta analizojë pësimin e golit. Për këtë jam shumë i mërzitur, sepse të pësosh gola të tillë është mungesë përqendrimi dhe i jep përparësi kundërshtarit". Dritan Mehmeti ka akoma rezerva për lojën e Partizanit të tij edhe pas fitores 2-1 kundër Lacit. E megjithatë, tre pikët kundër vendit të dytë, e kombinuar kjo me humbjen e Vllaznisë, i ka sjellë të kuqtë një pikë larg vendit të katërt: "Partizani duhet të bëjë Partizanin dhe të rrisë sa më shumë cilësinë e lojës, si në kampionat dhe në Kupë. E kemi bërë dhe duhet të përmirësohemi dhe përballë Laçit fitorja të gëzon, por duhet nxjerrë dhe mësime".

Tekniku i të kuqve është ndalur edhe te individët, duke folur për dy lojtarë të rëndësishëm, por që po japin kontribut të ndryshëm në fushë. Skuka gjithnjë protagonist në një mënyrë apo tjetër, e Kallaku që vazhdon të xhirojë bosh: "Nuk po kalon një moment të mirë në aspektin fizik dhe jam munduar ta luaj në një pozicion që ai të ndihet mirë, që është fantazisti. Ne shpresojmë dhe jam munduar që skuadra të përshtatet dhe ai të përshtatet me skuadrën. Sot ka bërë një ndeshje të mirë - 'dribloi' me kujdes Mehmeti, që e kapi edhe me Skukën– Jam unë ai që i bërtas më shumë, jam kërkues ndaj atij. Kam parë cilësitë e një bomberi, por duhet të rrijë me këmbë në tokë. I ka të gjitha mundësitë që të rritet. Por në hapësirat e ngushta duhet të jetë më i zhdërvjellët. Është një natyrë pozitive, por i vështirë si karakter".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI