Flash

Vrasja e Iljaz Çalit/ Hetimet tek borxhi 1 milion euro dhe konfliktet për kromin

Lapsi.al 4 April 2022
Vrasja e Iljaz Çalit/ Hetimet tek borxhi 1 milion euro dhe konfliktet

Megjithëse emri i kishte dalë në media për disa qindra fidanë kanabis, hetimet për vrasjen e Iljaz Çalit në autostradë morën drejtim tjetër 24 orë pas vrasjes. Të dhënat të çojnë në një botë tjetër, që nuk ka lidhje me trafikun e drogës, por që përfshin njësoj grupet kriminale.

Bëhet fjalë për konfliktin me mafian e kromit, që kontrollon minierat e Bulqizës dhe tregun e mineraleve. Në të kaluarën Iljaz Çali kishte qenë mik me Gjin Nikajn një tjetër person i vrarë në vitin 2014 në Fushë-Krujë, për minierat e kromit.

Rezultoi se Çali ishte aksioner i një kompanie të tregtimit të kromit bashkë me të vëllain në Bulqizë.

Kompania Çali-Metal ishte në pronësi të të dy vëllezërve që prej janarit 2011, ku secili dispononte 50 % të aksioneve në kompani. Dhjetëra persona janë shoqëruar në polici për të dëshmuar për lëvizjet e viktimës dhe ndonjë konflikt të tij të mundshëm.

Dëshmia kryesore është ajo e të vëllait të tij, që sipas Top Channel ka identifikuar dy persona të mundshëm si autorë të vrasjes. Njëri prej tyre i kishte një borxh prej 1 milion eurosh të dy vëllezërve dhe me të ishin konfliktuar disa herë, ndërsa me personin tjetër vëllezërit Çali kishin pasur konflikte për shkak se edhe ai kishte një minierë kromi.

Policia ka kontrolluar lëvizjet e mjetit me të cilin udhëtonte Çali pasi ky ishte i pajisur me GPS. Vrasja ndodhi natën e 3 Prillit, ndërsa viktima ishte në lëvizje me mjetin e tij në autostradë kur u qëllua me breshëri armësh. Gjatë natës, autostrada nuk ka qenë e ndriçuar ndaj hetuesit e kanë pasur të vështirë të identifikojnë mjetin e vrasësve në kamerat e sigurisë.

Vetë Iljaz Çali ishte besimtar mysliman, madje për shkak të besimit kishte ndërtuar dhe një Xhami të vogël pranë shtëpisë së tij./Lapsi.al

Të këshilluara

Hetimet/ Kush e tradhtoi Nuredin Dumanin

Nuredin Dumani kishte ditur që për shumë kohë t’u shpëtonte si prangave të policisë ashtu edhe armiqve të tij. Derisa erdhi e marta (ters) e 29 marsit. Ve...

20:56

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI