Flash

Fshihej në Itali, arrestohet i dënuari për mashtrim në Shqipëri

Lapsi.al 5 April 2022
Fshihej në Itali, arrestohet i dënuari për mashtrim në

Një 54-vjeçar është arrestuar në Itali, për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi rezulton i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Mësohet se në qytetin e  Bergamos në Itali,  është kapur shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Renato Numani nga Fieri.

Numani ishte dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2015 i ka marrë një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë të reja. Sipas Policisë, ai fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë”, tha Policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI