Flash

"Masakra e Bucha do të përsëritet" paralajmëron Zelenski në fjalimin para Kombeve të Bashkuara

Lapsi.al 5 April 2022
"Masakra e Bucha do të përsëritet" paralajmëron

Presidenti Zelensky këmbëngul që Rusia duhet të përballet me "përgjegjësi", duke thënë se ajo duhet të dërgohet përpara një gjykate ndërkombëtare të ngjashme me atë të mbajtur në gjyqet e Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore.

"Masakra" në Bucha është vetëm një shembull i shumë prej asaj që Rusia ka bërë në 41 ditët e fundit", tha Zelensky në fjalimin e tij para OKB.

"Bota ende nuk e ka mësuar të vërtetën e plotë, -shton ai,- me ushtrinë ruse që plaçkit fshatrat që ka kapur".

Zelensky gjithashtu vuri në dyshim rolin e Rusisë brenda OKB-së, duke thënë se pushtimi "minon" të gjithë arkitekturën e sigurisë globale.

Ai i bëri thirrje këshillit që të përjashtojë Rusinë si anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Ai tha se nëse këshilli nuk mund të gjejë një mënyrë për të ndihmuar në ndalimin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë, ai duhet të "shpërndahet", sepse dëshmon se "nuk mund të bësh asgjë përveç bisedës".

Ai e përfundoi fjalimin e tij me duartrokitje dhe i kërkoi audiencës të shikojë një video më pas.

https://www.youtube.com/watch?v=hmPIs9o_rSE&ab_channel=WashingtonPost

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI