Flash

Stoltenberg: Rusia nuk po heq dorë nga pushtimi i Ukrainës

Lapsi.al 5 April 2022
Stoltenberg: Rusia nuk po heq dorë nga pushtimi i Ukrainës

Gjatë  një konferencë për shtyp në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, foli për luftën Rusi-Ukrainë duke thënë se situata është shumë e rrezikshme për të gjithë ne, shkruan skynews.

“Ajo që ne shohim tani është një brutalitet në përmasat dhe shtrirjen e një luftë që nuk e kemi parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe kjo është jashtëzakonisht serioze. Është e tmerrshme dhe po shkakton vuajtje të mëdha për popullin ukrainas.

“Por është një situatë e rrezikshme për të gjithë ne.  Ne kemi parë natyrën e luftës së Presidentit Putin, mungesën e respektit të tij për sundimin e ligjit, për rregullat ndërkombëtare dhe gjithashtu për të drejtat themelore të njeriut,” tha ai.

Ai shtoi se Moska nuk po heq dorë nga ofensiva e saj në Ukrainë, por do të përpiqet të rigropojë trupat për të marrë në kontroll rajonin e Donbasit në javët e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI