Flash

Yuri Kim vijon misionin e përçarjes së opozitës

Lapsi.al 5 April 2022
Yuri Kim vijon misionin e përçarjes së opozitës
Yuri Kim vazhdon të këmbëngulë në misionin e saj për të mbajtur një opozitë të dobët në vend, të përfaqësuar nga pakica. Ajo ka shkelur këtë të martë një tjetër vijë të kuqe duke përkrahur atë palë në PD që edhe vota e zgjedhësve edhe vendimet e drejtësisë e kanë sanksionuar si minorancë. Gjatë një turi kontaktesh me faktorët politikë që dyshohet se ka në qendër zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ajo ka zgjedhur të takojë edhe kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeajn. Por ajo që ra në sy në postimin që bëri më pas, ishte se ajo e cilësoi bashkëbiseduesin e saj si kreun në detyrë të PD-së. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo bëri apelin e zakonshëm për të mos parë nga e shkuara por nga e ardhmja, duke iu referuar si gjithmonë Berishës. Lexo me tej: Rikthimi i Berishës/ A mbaroi me turp misioni i Yuri Kim? Natyrisht askush nuk e obligon ambasadoren amerikane të mos jetë kundër atij që vendi i saj e ka shpallur non grata. Por ama nga ana tjetër, ajo nuk ka as tagrin, realiteti tregoi se nuk ka as fuqinë, për të imponuar se kush është kryetari i opozitës. Si i tillë, qëndrimi i Yuri Kim nuk është veçse një provokim nga ata që bëjnë zakonisht ata që ndihen të pafuqishëm. Dhe që lëvizja e saj vinte era mistrecllëk, e tregon edhe një fakt tjetër. Turi i saj i takimeve ishte me faktorët parlamentarë. Ajo takoi së pari Lindita Nikollën dhe pritet të takoië edhe Taulant Ballën. Edhe takimet i zhvilloi në zyrat e parlamentit dhe jo në selitë e partive. Atëherë pse duhet ta emërtonte Alibeajn, me funksionin më të dyshimtë dhe më të kontestuar, pra me atë të kryetarit në detyrë të PD-së? Të gjithë e dinë se edhe diplomatët më amatorë nuk bëjnë gafa me emërtesat, ato gjithmonë janë të qëllimshme. Kjo gjë nuk ka shpjegim tjetër veçse me misionin për të mbajtur të përçarë opozitën dhe për t'i shërbyer atij regjimi me ikonat e korruptuara të së cilit pozon ditë pas dite me buzët vesh më vesh. Pikërisht kjo qasje e ka bërë një nga deputetët demokratë, pranë Berishës, Edi Paloka të shpërthejë: "Kjo zonja që uroi Ramën per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill; qe ka dale hapur në mbeshtetje të qeverisë më te korruptuar ne rajon (siç e cileson vetë Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar në vetë te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarrë nje akt të fundit, gjithnje ne sherbim të të njëjtit qellim". Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten Në fakt e gjitha nuk mund të ketë shpjegim tjetër edhe pasi nderhyri në garën e brendshme të PD-së, edhe pasi bëri thirrje se për kë duhet të votonin në 6 mars, ndonëse nuk u dëgjua, ambasadorja e SHBA, vazhdon të mbështesë me zell atë pjesë të vogël të opozitës që njëkohësisht mbështetet edhe nga regjimi i Ramës. ©Lapsi.al POSTIMI I PLOTE Diskutim shumë i mirë sot me Ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen.

Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI