Flash

Atletico, 5-5-0 e asnjë goditje në portë kundër City: ‘Cholizmi’ në akuzat e Guardiolës

Lapsi.al 6 April 2022
Atletico, 5-5-0 e asnjë goditje në portë kundër City:

Zero goditje në total, zero goditje në portë, zero goditje jashtë saj, zero goditje të bllokuara, zero goditje këndi. Është kjo, në përmbledhje, ndeshja e Atletico Madrid kundër Manchester City në çerekfinalen e parë të Champions League. Një performancë që shkaktoi menjëherë shumë diskutime dhe tërhoqi shumë kritika ndaj Simeones. Përpos dominimit neto të lojtarëve të Guardiolës, numrat e ndeshjes nënvizojnë, pa rrugëdalje, sjelljen totalisht mbrojtëse të Atletikos.

Qëndrimi i theksuar edhe nga Guardiola në fund të ndeshjes. "Ne e ndienim se ata do të mund të luanin 5-3-2, më pas u përshtatën dhe u reshtuan 5-5-0 - tha menaxheri i City -. Në kohët parahistorike, sot dhe pas njëqind mijë vjetësh është shumë e vështirë të sulmosh një 5-5-0, nuk ka hapësira”.

Deklarata shumë të ngjashme me ato të De Bruyne, autorit të golit që vendosi ndeshjen. “Ishte e vështirë sepse ata luajtën me pothuajse pesë prapa dhe pesë në mesfushë dhe ishte e vështirë të gjeje hapësirë”, shpjegoi ai në fund të ndeshjes.

Një koncept që në rrjetet sociale ka marrë tone dukshëm më të ndezura, me shumë kritika për Cholizmin. Ndaj Citizens, në fakt, për herë të parë që kur Diego Pablo Simeone është ulur në pankinë, ose më saktë që nga viti 2011, Atletico Madrid nuk ka tentuar as një goditje kundër portës kundërshtare. Një rekord negativ që sigurisht nuk i ka pëlqyer as tifozëve të Colchoneros.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI