Flash

Goditet me gju në kokë, portieri anglez mbetet pa ndjenja: oksigjen dhe barrelë pas përplasjes me një sulmues

Lapsi.al 6 April 2022
Goditet me gju në kokë, portieri anglez mbetet pa ndjenja: oksigjen

Momente drithëruese gjatë ndeshjes Preston-Blackpool në Championship, të luajtur të martën në mbrëmje. Portieri i miqve Daniel Grimshaë në fakt mbeti i palëvizur në tokë pas një kontrasti të ashpër me një nga sulmuesit e vendasve. Ndeshja u ndërpre për më shumë se 10 minuta, ku lojtarët dhe publiku mbetën pa frymë në pritje për të mësuar mbi gjendjen e portierit.

Ishte minuta e 20 e pjesës së parë të ndeshjes së Championship mes Preston dhe Blackpool, kur një përplasje loje përfshiu portierin e miqve Daniel Grimshaë dhe sulmuesin vendas Cameron Archer. Ky i fundit e goditi me gju në kokë portierin kundërshtar, i cili u rrëzua menjëherë përtokë. Duke kuptuar menjëherë ashpërsinë e goditjes, stafi mjekësor i Blackpool nxitoi në fushë për t'i dhënë ndihmën e parë 24-vjeçarit, i rritur futbollistikisht te Manchester City.

Stafi mjekësor i klubit i vendosi shpejt një maskë oksigjeni fatkeqit Grimshaë, i cili ishte shtrirë praktikisht i palëvizshëm në fushë në stadiumin Deepdale. Pas më shumë se dhjetë minutash trajtim, portieri u vendos në barelë dhe u dërgua në dhomat e zhveshjes mes brohoritjeve të tifozëve të të dyja skuadrave. Portieri më pas u transportua me një ambulancë urgjente në spitalin Royal Preston.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI