Flash

Rusia rikuperon ushtrinë për një ofensivë finale, NATO dërgon tanke dhe raketa në Ukrainë

Lapsi.al 6 April 2022
Rusia rikuperon ushtrinë për një ofensivë finale, NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se forcave ruse do u duhen disa javë për t’u përgatitur për një ofensivë në Ukrainë.

SHBA ka miratuar dërgimin e disa raketave tokë-ajër në Ukrainë, me vlerë 100 mln dollar. Po ashtu edhe Republika Çeke do të dërgojë një numër të konsiderueshëm tankesh të prodhuara nga Rusia në Ukrainë.

Në Britaninë e Madhe, Ministria e Mbrojtjes thotë se situata në portin jugor të rrethuar të Mariupolit po përkeqësohet edhe më shumë. Ai thotë se forcat ruse po pengojnë që ndihma humanitare të arrijë te 160,000 banorët e mbetur të qytetit.

Kjo, dhe tmerret nga Bucha, po shkaktojnë valë të reja sanksionesh ndërkombëtare.

SHBA pritet të shpallë më shumë kufizime ndaj bankave ruse, si dhe masa që synojnë dy vajzat e rritura të Vladimir Putin.

Dhe ambasadorët e BE-së po takohen për të diskutuar rreth raundit të pestë të sanksioneve të Evropës, që gjithashtu pritet të përfshijë banka dhe individë, por edhe ndalimin e importeve të qymyrit rus.

Një debat i shqetësuar për çështjet shumë më të mëdha të naftës dhe gazit vazhdon.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI