Flash

Inter, gati për rinovimin e Skriniar: slloveni do të bëhet një nga më të paguarit te zikaltrit

Lapsi.al 7 April 2022
Inter, gati për rinovimin e Skriniar: slloveni do të bëhet

Pasi hodhi të zezën mbi të bardhë për rinovimin e Marcelo Brozovic, Interi është i vendosur të mbyllë me një tjetër shtyllë të skuadrës së tyre: Milan Skriniar. Sllovaku tani është bërë një pedinë e domosdoshme për Simone Inzaghin dhe shoqëria synon të ulet në tavolinë me mbrojtësin deri në fund të sezonit, për të filluar negociatat për zgjatjen e kontratës që skadon në 2023. Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, për Skriniar është tashmë gati një ofertë prej 4.5 milionë në sezon plus bonuse deri në vitin 2026, me pagën bazë që mund të rritet me kalimin e viteve, deri mbi 5 milionë.

27-vjeçari, i rritur në Zilina, iu bashkua zikaltërve në vitin 2017 pas një sezoni të mrekullueshëm te Sampdoria dhe, që atëherë, është bërë një shtyllë e mbrojtjes, fillimisht me Spallettin, pastaj me Conten dhe tani me Inzaghin. Në veçanti, në sezonin e fundit, ai u imponua falë disa paraqitjeve të nivelit shumë të lartë, por mbi të gjitha falë një vazhdimësie të jashtëzakonshme në performancë: tashmë 38 ndeshje të luajtura, 4 gola të shënuar mes Serie A dhe Champions League, vetëm 4 ndeshje të humbura për shkak të turnover dhe vetëm 4 kartonë të verdhë në total.

Skriniar ka shumë admirues, veçanërisht në Premier League, por ai gjithmonë ka thënë se është shumë afër Interit dhe rruga drejt rinovimit duket krejtësisht e shtruar. Sigurisht që duhet të përcaktohen edhe detajet ekonomike, që nuk është një gjë e vogël, por e ardhmja e tij duket e destinuar të jetë zikaltër për një kohë të gjatë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI