Flash

Tiki Taka apo Jinga, Brazili do Guardiolën në pankinë: kontratë 4 vjeçare pas Botërorit në Katar

Lapsi.al 7 April 2022
Tiki Taka apo Jinga, Brazili do Guardiolën në pankinë:

Pep Guardiola është njeriu i zgjedhur nga Federata Braziliane e Futbollit për të marrë drejtimin e Brazilit pas Kupës së Botës në Katar, duke marrë vendin e Tite. Zërat qarkullojnë prej disa kohësh në botën e futbollit, por janë rihapur pas zgjedhjes së presidentit të ri federal, Ednaldo Rodrigues, i cili dëshiron të synojë fort për një trajner të huaj të nivelit botëror. Me kontratën e tij që skadon në 2023 me Manchester City, Guardiola është një profil perfekt për Brazilin.

Dëshirën për të provuar një përvojë si trajner kombëtare në karrierë Guardiola nuk e ka mohuar asnjëherë, por Marca shkon edhe më tej, duke cituar edhe detajet e ofertës së supozuar që vjen nga Brazili: Kontratë 4-vjeçare, deri në Botërorin SHBA-Kanada-Meksikë në 2026, me 12 milionë euro neto në sezon. Dhjetë më pak se pagesa aktual me Citizens, por me një impenjim efektiv, gjithashtu të reduktuar.

Gushtin e kaluar Guardiola ishte i qartë: "Nëse ka një shans, hapi im i ardhshëm në karrierë do të jetë të drejtoj një ekip kombëtar. Pas kaq shumë vitesh te City kam nevojë për një pushim. Më duhet të ndalem, të shikoj dhe të mësoj dhe ndoshta puna me një Kombëtare është rruga që mund të marr”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI