Flash

Video/ Slavia e Olainkas befason Feyenoord në Rotterdam 3-3: ish-Skënderbeu, i etur të kthehet në Tiranë

Lapsi.al 7 April 2022
Video/ Slavia e Olainkas befason Feyenoord në Rotterdam 3-3:

Barazim 3-3 në ndeshjen e parë cerekfinale të Conference League, mes Feyenoord dhe Slavia Prague. Holandezët ishin favoritët por pasi përmbysën rezultatin u ndëshkuan nga cekët në minutën e 5 shtesë nga Traore. Kështu, gjithcka e hapur për kthimin në Pragë mes dy skuadrave që lënë takimin e katërt direkt mes tyre në këtë edicion të rrugëtimit që të con në Tiranë.

Pas avantazhit të shpejtë të Sinisterras në minutën e 10, ndeshjen e zhvilloi pikërisht Peter Olainka. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka shënuar golin e barazimit në minutën e 41, duke ndërtuar skenarët më interesantë për përballjen në pjesën e dytë. Gjërat u komplikuan shumë për holandezët, kur Sor në minutën e 67 përmbysi rezultatin në favor të Slavias. Feyenoord nuk u dorëzua dhe Senesi në të 74 dhe Kocku në të 86 përmbysën edhe njëherë rezultatin, duke udhëhequr deri në minutën e fundit të shtesës. Pikërisht atëherë, kur u duk se do të mbyllej fitorja e dytë në Rotterdam e Feyenoord përballë cekëve, Traore barazoi ndeshjen.

Kështu, pas ky është barazimi i dytë, në tre ndeshjet e zhvilluara këtë sezon mes Feyenoord dhe Slavias. Pasi luajtën në grupe me hollandezët që fituan në shtëpi e barazuan në Pragë, tani ky barazim në Hollandë e komplikon shumë detyrën për kualifikim në Ceki.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI