Flash

Vlad, ukrainasi i vogël që i iku luftës: arratia nga Leopoli e takimi me idhullin e tij Buffon

Lapsi.al 7 April 2022
Vlad, ukrainasi i vogël që i iku luftës: arratia nga Leopoli e
Që futbolli është më shumë se një lojë është një e vërtetë që të gjithë e dinë. Historia e Vlad tregon edhe një herë se si sporti, me fuqinë e tij emocionale, luan një rol të rëndësishëm shoqëror dhe mund të lehtësojë edhe dhimbjen e plagëve më të thella. Në kohën kur Ukraina zhytet në humnerën e luftës, Vlad, 12 vjeçari nga Lviv, me një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin, kërkonte një strehë të sigurt bashkë me nënën e tij, kërkim që e solli në Romë te gjyshen. Pak kilometra më në veri, në Parma, luan një nga idhujt e tij më të mëdhenj: portieri Gigi Buffon. Gjatë një interviste, djaloshi tregonte ëndrrën e tij për të takuar numrin 1 të dukalëve. Ai kurrë nuk do ta kishte menduar se lajmi do të arrinte në veshët e shoqërisë së Kyle Krause. Nuk u desh shumë për të planifikuar gjithçka. Parma Calcio organizoi një takim në Tardini, ku Vladi i vogël mundi të shihte live, të bisedonte dhe të bënte foto me kampionin italian, nga i cili mori një fanellë me autograf dhe një shall të Parmës. Një gjest i vogël që ndriçoi makthin më të keq që një fëmijë mund të jetojë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI