Flash

Lufta Rusi-Ukrainë, Vuçiç: Kam frikë nga konflikti botëror

Lapsi.al 8 April 2022
Lufta Rusi-Ukrainë, Vuçiç: Kam frikë nga konflikti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në deklaratën e tij të fundit është shprehur se Perëndimi dëshiron fundin e Rusisë dhe jo Putinit.

Mediat serbe bëjnë me dije se Vuçiç ka deklaruar se tashmë ka frikë nga një konflikt botëror dhe kujton armatimin amerikan të Tajvanit.

“Ne po përballemi me një krizë edhe më të madhe, vetëm shikoni armatosjen e Tajvanit. Unë kam një dëshirë dhe ata nuk donin të më dëgjonin, të mbetem në kujtesë si dikush që ruajti paqen dhe stabilitetin në kohë të trazuara.

Unë do të doja të kujtohesha si ndërtues, si dikush që ndryshoi infrastrukturën e plotë të Serbisë. Të jem vendi më i fortë që do të ndërtojë marrëdhënie të mira me fqinjët, të ketë më pak armiq historikë dhe më shumë interesa me të tjerët“, tha Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI