Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Mbyllen portet europiane për anijet ruse, BE-ja miraton pakon e pestë me sanksione kundër Moskës

Lapsi.al 8 April 2022
Mbyllen portet europiane për anijet ruse, BE-ja miraton pakon e pestë

Bashkimi Evropian ka miratuar pakon e pestë të sanksioneve kundër Rusisë për luftën e saj të paprovokuar kundër Ukrainës.Në mesin e sanksioneve përfshihen ndalesa në importin e thëngjillit dhe mbylljen e porteve të bllokut evropian për anijet ruse.

“Bashkë me katër e pakot tjera, këto sanksione do të shtojnë presionin ekonomik ndaj Kremlinit dhe do të vështirësojnë aftësinë për të financuar pushtimin e Ukrainës”, ka thënë blloku evropian përmes një deklarate më 8 prill.

“Këto masa janë më të gjera dhe më të ashpra, ashtu që të kenë ndikim edhe më shumë në ekonominë ruse. Ato janë krijuar në koordinim me partnerët ndërkombëtarë”, është thënë mes tjerash në deklaratë, duke shtuar se janë duke u përgatitur sanksione shtesë ndaj Moskës. Sanksionet e reja shënjestrojnë gjashtë sektorë: thëngjillin, transaksionet financiare, transportin, importin dhe eksportin në Rusi dhe përjashtimin e Rusisë nga kontratat publike dhe fondet evropiane. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë kanë vënë sanksione të ashpra ndaj Rusisë, prej nisjes së luftës në Ukrainë. Synimi është që Moska të izolohet në aspektin ekonomik, financiar dhe diplomatik. Këto sanksione janë përgjigje ndaj të dhënave për mizori të kryera nga trupat ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 5 prill se trupat ushtarake ruse kanë kryer disa prej “krimeve më të rënda” prej Luftës së Dytë Botërore dhe i kanë bërë thirrje Këshillit që ta mbajë Rusinë përgjegjëse. Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar atë që e konsideron “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. /REL/

Të këshilluara

Pentagoni dërgon mijëra raketa në Kiev

Pentagoni beson se Putini tani ka hequr dorë nga pushtimi i Kievit, por nuk po i ngadalëson furnizimet me armë për Ukrainën. Përkundrazi, Pentagoni është i përk...

09:33

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI