Flash

Protestë kundër diskriminimit krahinor/ Aktori Malkaj: Unë jam një derr maloku

Lapsi.al 8 April 2022
Protestë kundër diskriminimit krahinor/ Aktori Malkaj: Unë jam

Një protestë e shoqërisë civile kundër diskriminimit po mbahet në ambientet e jashtme të zyrave të Komisionit të Vetingut në Tiranë, pasi një anëtare e KPK-së e cilësonte maloke kryeprokuroren Elisabeta Imeraj. Aktori i njohur Mehdi Malkaj i është bashkuar protestës kundër diskriminimit krahinor, duke u shprehur se ka qenë gjithmonë politika ajo që ka sjellë përçarjen mes shqiptarëve. Sipas tij është e turpshme që një zyrtare e lartë të bëj një deklaratë të tillë.

“Unë jam malok por kam edhe miq malok këtu. Miq të dashur njëriu nuk zgjedh dot, nënën, babanë, hallën por nuk zgjedh dot edhe vendin e lindjes. Është e turpshme që një zyrtare e lartë, se nuk qëndron problem, problemi është se po bëhet një luftë e madhe, se këta të veriut qenkan ashtu, dhe të jugut aristokratë. Ku e gjetëm ne veridhe jug, e dua shumë Shkodrën, Tropojën, Dibrën, kam qenë kudo, kam dhënë shfaqje, e dua shumë vendin tim, e shëmtojnë njerëzit, kush e ka shpik këtë veriun, politika e ndyrë vazhdon të jetë e ulët, këmbëkryq në mes të Tiranës. U dyndën vëllezërit kosovar nga halli i madh, është turp të thuash veri jug, unë jam një derr maloku. Fjala malok ka një fjalë shqip, turqisht, mal me okë”– u shpreh Mehdi Malka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI