Flash

Tjetër mizori ruse, zbulohet varri masiv në Ukrainë me 132 civilë

Lapsi.al 8 April 2022
Tjetër mizori ruse, zbulohet varri masiv në Ukrainë me 132

Mizoritë ruse në Ukrainë nuk kanë të ndalur, teksa prej 44 vitësh vijon agresioni ushtarak.

Një tjetër masakër si ajo e Bucha-s është evidentuar në Makarov, në afërsi të Kievit.

Kryetari i Bashkisë atje, Vadym Tokar, ka thënë se ka gjetur 132 trupa civilësh brenda një varreze masive.

Viktimat janë vrarë nga ushtarët rusë, të cilët javët e para mësyn me egërsi në këto zona.

Kryebashkiaku ka thënë po ashtu se gjysma e qytetit është shkatërruar plotësisht.

Sakaq, vlen të përmendet se të shtunën u publikuan detaje nga masakra e Bucha-s, ku u gjetën në varre masive trupat e 400 civilëve.

Pamjet shokuese u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale dhe u dënuan nga liderët e vendeve Perëndimore.

Thuajse të gjithë njëzëri, bënë thirrje nga instancat përkatëse që të hetojnë rastin, ndërsa pritet të ngrihen akuza për krime lufte ndaj drejtuesve të Kremlinit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI