Flash

"Do i çoj vetë prej veshi te dera e SPAK"/ Rama: Nuk paralajmërova arrestime të socialistëve

Lapsi.al 9 April 2022
"Do i çoj vetë prej veshi te dera e SPAK"/ Rama: Nuk

Në konferencën për mediat, Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste duke thënë se nuk paralajmëroi asnjë arrestim tjetër.  Kujtojmë se Rama tha gjatë fjalës së tij në Kongres së shqiptarët nuk duhet të habiten nëse shohin kryeministrin te dera e SPAK me ndonjë “prej veshi”.

“Fjala ime nuk ishte fjalë për të lajmëruar arrestime larg qoftë nga ana ime, por dua të them që është e patolerushme që PS dhe zgjedhësit e saj të hahen pas shpine ashtu si kundër është e pamundur që kushdo qoftë të kërkojë mbrojtje nga PS, kjo ishte arsyeja që unë kisha për fjalën time, e kisha parasysh faktin që kjo nuk ka të bëjë me mua apo qeverinë, apo me grupin parlamentar, por me drejtësinë dhe nëse unë do të kisha indici të kësaj natyre, do të bëj atë që do bëj çdo qytetar. Se lavdi Zoti jemi ne demokraci dhe kryeministri nuk është pro”, tha Rama.

Në konferencën përmbyllëse të Kongresit, kryeministri pati një mesazh edhe një herë për SPAK që të godasin lart dhe nga të katra anët.

"Dua ta përsëris edhe një herë se nuk do të merrem me këtë çështje më tutje por do të vazhdoj të shoh dhe të pres me durim që SPAK të hyjë më thellë në kraterin e vullkanit të poshtërsive, zullumeve, krimeve dhe vjedhjeve që nuk gjenden në oborrin e PS-së. I di e gjithë Shqipëria, e dinë të gjithë shqiptarët, i dinë të gjithë partnerët, i dinë edhe prokurorët e SPAK por duhen gjunj të fortë, shpresoj t'i kenë. Të bëjnë detyrën historike që kanë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët dhe të godasin nga të katra anët dhe të godasin lart. Kohë për të shkuar te arka me peshk apo te zgjerimi i dritareve pa leje. Ndërkohë që këtu rrotullohen të vdekurit nga varri nga plumbat që kanë marrë në bulevard apo nga flakët e ferrit pak kilometra larg Tiranës. Vjedhjet më të bujshme dihet kush i ka bërë dhe janë të gjitha dosjet", tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI