Flash

"Mos shko në Madrid, ja 230 milionë për dy vjet": shifrat e çmendura të PSG për të mbajtur Mbappé

Lapsi.al 9 April 2022
"Mos shko në Madrid, ja 230 milionë për dy vjet":

Paris Saint-Germain dëshiron të blindojë Mbappé. Ekzaktësisht kështu e me çdo kusht. Sipas asaj që raportohet nga Cadena Cope, Sheikh Al-Khelaïfi është i gatshëm të bënte çfarë do çmendurie për të bindur sulmuesin e tij me një ofertë të parefuzueshme. Propozimi është i bujshëm: 230 milionë euro për dy vite për të vazhduar kontratën me parisienët. Një propozim që në synimet e drejtuesve të PSG-së, duhet të bindë Mbappen të shmangë transferimin thuajse të sigurtë te Real Madrid.

Sipas të dhënave të televizionit spanjoll, ende për tu konfirmuar zyrtarisht, tashmë janë të disponueshmeedhe detajet: në momentin e nënshkrimit, sulmuesi do të merrte menjëherë 150 milionë për rinovimin dyvjeçar, më pas dy bonuse prej 40 milionësh si çmim nënshkrimi për secilin nga dy vitet e kontratës së re. Shuma e 150 milionëve fillestarë, plus dy bonuset për një total prej 80, do të çonte në shifrën astronomike prej 230 milionë eurosh në dy sezone. Numra të paparë më parë, shifra të cilave është e vështirë t'u thuash jo, përveç nëse thirrja e Realit është shumë e fortë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI