Flash

Votëbesohet sekretariati i PS-s, rizgjidhen sërish të njejtët funksionarë

Lapsi.al 9 April 2022
Votëbesohet sekretariati i PS-s, rizgjidhen sërish të

Anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste votëbesuan këtë të shtunë anëtarët e sekretariatit të kësaj partie. Në total  284 anëtarë nga 342 anëtarë asambleje votuan. Nga votimi rezultoi se të gjithë sekretarët aktualë rimorën besimin e anëtarëve të Asamblesë për të vijuar detyrën e tyre. Blendi Klosi do të vijojë detyrën si Sekretar Organizativ, Etjen Xhafaj si Sekretar Dixhital, Anila Denaj si Sekretare e Burimeve Njerëzore, Etilda Gjonaj Sekretare e Gruas, Romina Kuko Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë.

Në Kongresin e kësaj të shtune u propozuan dhe votëbesuan gjithashtu edhe 3 sekretarë të rinj, përkatësisht: Blerina Gjylameti, Eridian Salianji dhe Lart Duraj.  Blerina Gjylameti do të shërbejë si Sekretare për Koordinimin, Eridian Salianji mori besimin si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore dhe Laert Duraj është votëbesuar për të detyrën si Sekretar për Diasporën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI