Flash

"Edhe tetë javë do të jem trajner, hallin e Skënderbeut nuk e pa kush": Gega lajmëron rënien e skuadrës e ikjen e tij

Lapsi.al 10 April 2022
"Edhe tetë javë do të jem trajner, hallin e Skënderbeut

“Ndjej keqardhje për humbjen. Me meritë të plotë Tirana e ka dominuar kampionatin. Ne e dinim që sot na mungonin titullarët. Por besoj se edhe dëshira për të marrë maksimumin na penalizoi. Ky është futbolli. Më vjen keq sepse nuk e bëj dot analizën e kësaj ndeshje". Pas tre barazimeve radhazi, Skënder Gega ka pësuar edhe humbjen e parë që kur ka marrë drejtimin e Skënderbeut. Një vendim i guximshëm i teknikut që shpalli kampion Partizanin tre vjet më parë, për të drejtuar një skuadër në vendin e fundit të renditjes.

Shpëtimi nuk ka ndodhur dhe këtë e pranon edhe vetë tekniku tropojan, që për më tepër ka ndryshuar edhe planet, nga afat-gjatë në afat-shkurtër: "Nesër do të ulem me ekipin të flasim dhe të mos shohim hallet e të tjerëve, sepse nuk e pa kush hallin e Skënderbeut. Nuk e kam idenë për klubin se çfarë projekti ka. Edhe tetë javë do të jem trajneri i Skënderbeut dhe do mundohem t’i jap këtij qyteti energjitë e mija - shpjegoi Gega -. Nga ana profesionale nuk mund të mendojë për hallet e të tjerëve. Unë sot përfaqësojë Skënderbeun dhe jemi në këtë situatë. Ky qytet më ka dhënë kënaqësi të madhe, prandaj erdha”, përfundoi tekniku.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI